"Kompania PayLink ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për t’iu përshtatur nevojave të biznesit të partnerëve tanë duke ofruar produkte dhe shërbime për institucionet financiare e bankare, Institucione te sektorit publik, tregtare te ndryshem, si me produkte kartash dhe produkte te pranimit te tyre ne aparatet POS, duke mbeshtetur partneret tane te ofrojne produkte dhe sherbime bashkekohore duke maksimizuar fitimin dhe permiresuar eficiencen operacionale."


 


 

 Kartat e Kreditit

 

PayLink suporton pjesën më të madhe të tipeve të pagesave duke ofruar metoda të ndryshme për pranimin e kartave të kreditit duke përfshirë transaksionet me shirit magnetik, transaksionet me chip dhe PIN, transaksionet “contactless” dhe transaksionet në kompjuterat personalë. 

PayLink ofron për të gjitha institucionet financiare lëshimin e kartës në cdo moment dhe me shpejtësi të lartë për të plotësuar nevojat e klientëve por gjithmonë me cilësinë maksimale në personalizim.

Dërgimi i kartave të kreditit ofrohet ne drejtorite qendrore, dege si dhe direkt te klienti. 

Menaxhimi i linjave të kreditit duke u alokuar në sistemin e procesimit të PayLink realizohet ne kohe reale që nga aplikimi deri në menaxhimin e vonesave brenda standardeve nderkombetare.

 

 

 Kartat e Debitit

 

PayLink ofron teknologjinë më të fundit të procesimit të kartave të Debitit Chip dhe PIN duke i mundësuar klientëve tuaj të perdorin këto karta në rrjetet e ATM i dhe mundëson pagesat për të mirat dhe shërbimet. PayLink jep mundësinë e lidhjes me rrjetet e mëdha si MasterCard po ashtu dhe rrjetin kombëtar PayLink. 

PayLink ofron mundësinë e dizenjimit të një debit card me cilësi të lartë, mundësi të panumerta për produkte të reja të cilat ecin me hapin e kohës.

Lidhja e kartës me shumë llogari, menaxhim të monedhave të ndryshme të llogarisë dhe procesim i transaksioneve në kohë reale janë vetëm disa nga funksionalitetet që ne ofrojme për insitucionet financiare dhe jo vetëm.

 

 

 Kartat Dhuratë

 

PayLink ofron nje game te gjere te kartave Dhurate/Gift per tu perdorur ne nje dyqan të vetëm apo nëse disa tregtarë duke realizuar skemen e besnikerise sipas kerkesave te institucioneve financiare dhe tregtareve.

 

 

 Kartat e Parapaguara

 

PayLink ju ofron mundësinë e personalizimit dhe procesimit të kartave te parapaguara qe bëjnë pjese në rrjetet kombetare dhe ndërkombëtare të pagesave 

PayLink ofron të gjithë infrastrukturën e rimbushjes së këtyre kartave nëpërmjet transferimit të fondeve nga llogaritë bankare apo duke përdorur CASH në të gjitha pikat e autorizuara. Një kartë e parapaguar është një kartë e sigurtë e cila është mbushur paraprakisht me një vlere cash të caktuar. Kjo kartë mund të rimbushet duke ofruar mundësinë e kryerjes së transaksioneve të ndryshme brenda vlerës fillestare apo asaj të rimbushur.