PCI-CP (Payment Card Industry Card Production) eshte nje standard i sigurise se informacionit i patentuar per organizatat dhe institucionet qe kryejne transaksione me skemat globale te pagesave si VISA, MasterCard, American Express, Discover dhe JCB. Standardi PCI-CP kerkohet nga skemat globale te kartave dhe administrohet nga nje Keshill (PCI Council) I organizuar nga keto kompani. Standardi u krijua per te rritur kontrollin mbi te dhenat e klienteve, pajisjeve dhe proceseve te lidhura me prodhimin ,personalizimin e kartave  dhe gjenerimin e PIN-eve. Kompanite e certifikuara me standardin PCI CP auditohen nje here ne vit nga kompani te licensuara nga Keshilli i PCI.