Teknologjia e përdorur eshte SmartVista Systems, e cila përfshin një gamë të gjerë të aftësive për të mbështetur dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive pagesat nëpër të gjitha kanalet, duke përfshirë POS, degët, Internetin dhe aplikacionet mobile.

Që nga kartat e thjeshta të kreditit dhe debitit deri në programet e sofistikuara të besnikërisë dhe kartat me multi-aplikime, Smart Vista mbështet të gjitha aspektet e menaxhimit të kartave. Module për zbulimin e mashtrimit dhe parandalimit e tij janë ndërtuar në sistemet SmartVista që garantojnë sigurinë e transaksionit.

SmartVista është certifikuar nga kompanite kryesore të botës së pagesave, duke përfshirë American Express, Diners Club, MasterCard dhe VISA, si një aplikim PCI-DSS duke perfshire dhe certifikimin për EMV .