Shërbimet e personalizuara të ofruara nga PayLink çojnë në zgjidhje më të shpejta, më efikase dhe më ekonomike.

Kompania kupton që çdo klient është unik dhe secila kartë e dorëzuar për kartëmbajtësin paraqet një mundësi për të forcuar marrëdhënien me ta.

PayLink përdor sistemet më të avancuara, fleksibël dhe inovative në mbarë botën, me qëllim që të përmbushë nevojat e konsumatorëve dhe klientëve të saj. Stafi ynë zotëron ekspertizë dhe përvojë në sektorë të ndryshëm, sidomos në sektorin bankar të industrisë së kartave dhe pagesave.
PayLink është licensuar nga Banka e Shqipërisë si Operator Kombëtar për Pagesën Bazë të Kartës dhe Operatorit të Kleringut Ndër-bankar.

SHËRBIMI I PAYLINK MBËSHTETET NË:

TEKNOLOGJIA

PayLink përdor teknologjinë SmartVista Systems, e cila përfshin një gamë të gjerë të aftësive për të mbështetur dhe menaxhuar në mënyrë efektive pagesat nëpër të gjitha kanalet, duke përfshirë POS, degët, internetin dhe aplikacionet mobile.
Smart Vista mbështet të gjitha aspektet e menaxhimit të kartave, që nga kartat e thjeshta të kreditit dhe debitit e deri në programet e sofistikuara të besnikërisë dhe kartat me multi-aplikime. Module për zbulimin e mashtrimit dhe parandalimit të tij janë ndërtuar në këto sisteme duke garantuar sigurinë e transaksionit.
SmartVista është çertifikuar nga kompanitë kryesore të botës së pagesave, duke përfshirë American Express, Diners Club, MasterCard dhe VISA, si një aplikim PCI-DSS duke përfshirë dhe çertifikimin për EMV.

STANDARDET PCI-DSS

PCI-DSS (Payment Card Industry Data Security Standard) është një standart i sigurisë së informacionit i patentuar për organizatat dhe institucionet që kryejnë transaksione me skemat globale të pagesave si VISA, MasterCard, American Express, Discover dhe JCB. Standarti PCI kërkohet nga skemat globale të kartave dhe administrohet nga një këshill i organizuar nga këto kompani. Standarti u krijua për të rritur kontrollin mbi të dhënat e klientëve dhe për të reduktuar mashtrimet në blerjet me karta.

Kompanitë e çertifikuara me standartin PCI auditohen një herë në vit nga kompani të liçensuara dhe nga këshilli i PCI.

PCI-CP

PCI-CP (Payment Card Industry Card Production) është një standard i sigurisë së informacionit i patentuar për organizatat dhe institucionet që kryejnë transaksione me skemat globale të pagesave si VISA, MasterCard, American Express, Discover dhe JCB. Standardi PCI-CP kërkohet nga skemat globale të kartave dhe administrohet nga një këshill (PCI Council) i organizuar nga këto kompani.

Standardi u krijua për të rritur kontrollin mbi të dhënat e klientëve, pajisjeve dhe proceseve të lidhura me prodhimin, personalizimin e kartave dhe gjenerimin e PIN-eve. Kompanitë e çertifikuara me standardin PCI CP auditohen një herë në vit nga kompani të licensuara dhe nga këshilli i PCI.

PRODUKTE DHE SHËRBIME

Sistemet në PayLink janë të dizenjuara për të optimizuar proceset operacionale, të menaxhimit të riskut dhe maksimizimin e të ardhurave.
Përditësimet ndaj zhvillimeve më të fundit, orientimi ndaj inovacionit, përkushtimi ndaj kërkesave dhe nevojave të tregut dhe jo vetëm, kontribuojnë në ofrimin e zgjidhjeve për procesimin e transaksioneve.

Në tregun e sotëm mjaft konkurrues, klientët presin performancë, vlera të dallueshme dhe shërbim të qëndrueshëm tek i cili ata mund të besojnë.
Kompania mbështet një gamë të plotë të shërbimeve, duke përfshirë prodhimin, personalizimin, dizajnin dhe postimin e kartave. Çdo gjë është
menaxhuar në mënyrë që puna mund të bëhet shpejtë dhe në një mjedis tepër të sigurtë që eleminon rrezikun.

PARTNERËT TANË