Gati kartat bazike bankare, ulen kostot e transaksioneve elektronike, synohet gjithëpërfshirja
Pagesat elektronike janë tashmë pjesë e të përditshmes përtej kufijve tanë. Por në Shqipëri qytetarët vazhdojnë ta përdorin kartën kryesisht për të tërhequr para nga bankomati.
Për ta ndryshuar këtë realitet, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka hartuar një projekt-ligji me mbështetjen e Bankës Botërore, për shërbimet e pagesave.
Synohet që brenda këtij viti 70 për qind e shqiptarëve të kenë llogari bankare dhe çdo person të kryejë të paktën 10 pagesa me kartë. Kjo i shërben dhe uljes së informalitetit.
“Ne jemi mësuar me një treg shqiptar që në përgjithësi, të kishe një kartë pagese ishte vetëm kur ishte i lidhur në një punë të caktuar. Tashmë fakti që kemi një llogari bazike që do të ofrojë një kartë që do të ofrojë shërbimin e pagesave bazike për të gjitha shtresat e popullsisë është pozitive.”
Eneida Thomaj, eksperte për pagesat elektronike…
Intervista per A2 CNN: