PayLink vazhdon të mbështesë iniciativat që kanë në fokus zhvillimin e mëtejshëm të pagesave elektronike në vend. Ne kuadrin e zhvillimeve, së fundmi, Paylink ka sponsorizuar forumin “Digjitalizimi kundrejt parasë Fizike”, zhvilluar në Tiranë më 14 Qershor 2022.

Ky event ishte gjithëpërfshirës ku pjesë e panelit pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Banka e Shqipërise si Guvernatori dhe Zv/Guvernatori, përfaqësues nga autoritetet shtetëror; Zv/Kryeminstri, Ministri i Financave, Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, etj. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga të gjitha bankat e nivelit të dytë vendas dhe disa të huaja, si edhe përfaqësues nga sistemet ndërkombëtare të pagesave, MasterCard dhe VISA.

Si gjithmonë, Paylink vijon të jetë një instrument promotor dhe mbështetës në digjitalizimin e pagesave duke garantuar thjeshtësi dhe siguri.