Sistemet në PayLink janë të dizenjuara për të optimizuar proceset operacionale, të menaxhimit të riskut dhe
maksimizimin e të ardhurave. Përditësimet ndaj zhvillimeve më të fundit, orientimi ndaj inovacionit, përkushtimi
ndaj kërkesave dhe nevojave të tregut dhe jo vetëm, kontribuojnë në ofrimin e zgjidhjeve për procesimin e
transaksioneve.

BANKAT

Ndërmjet industrive, fokusi kryesor i PayLink janë bankat e nivelit të dytë.
Me PayLink, bankat mund të ndërmarrin nisma dhe të realizojnë me sukses shtimin e produkteve dhe shërbimeve inovatore, duke i shtuar vlerë biznesit nëpërmjet rritjes së cilësisë së shërbimit, uljes së kostove dhe rritjen e besnikërisë së klientit.
PayLink mundëson zgjidhje të personalizuara ndaj klientëve të saj dhe bashkëpunon për arritjen e objektivave të tyre.

Shërbimet dhe produktet PayLink kryesisht përqendrohen në:

  • Procesimin e aplikimeve për karta debiti dhe krediti.
  • Shërbime credit dhe loyalty.
  • Shërbime autorizimi dhe procesimi të transaksionveve.
  • Shërbime chargeback.
  • Monitorimin e transaksioneve të dyshimta.
  • Mbledhjen e tarifave të shërbimit.
  • Përgatitjen, paketimin dhe shpërndarjen e faturave të klientëve.
  • Hartimin e raporteve të ndryshme për shërbimet.
  • Procesimin e transaksioneve nëpërmjet Electronic Data Capture.
  • Procesimin e transaksioneve E-Commerce.
  • Shërbime call center.
  • Shërbimin e njoftimit me SMS, e-mail.
  • Shërbimin e monitorimit të ATM-ve.
  • Përgatitjen dhe dërgimin e fileve për klerim.

RETAIL

Platforma PayLink integrohet natyrshëm me platformat e pikave tregtare, me sistemet e shitjes dhe sisteme të tjera financiare ose menaxhimit.
PayLink është e aftë të krijojë një rrjet të përbashkët ATM, POS, KIOSK me bankat e nivelit të dytë, anëtare të PayLink duke ulur investimet në pajisje dhe duke krijuar një treg të konsoliduar.
Falë standardeve të teknologjisë (PCI DSS), të gjithë të dhënat e pagesave janë të siguruara.

Shërbimet dhe produktet për këtë segment përqendrohen në:

  • Procesimin e aplikimeve për tregtarët
  • Shërbimin call center për tregtarët
  • Hartimin e raporteve