KARTAT ELEKTRONIKE

Në tregun e sotëm mjaft konkurrues, klientët presin performancë, vlera të dallueshme dhe shërbim të qëndrueshëm tek i cili ata mund të besojnë. Kompania mbështet një gamë të plotë të shërbimeve, duke përfshirë prodhimin, personalizimin, dizajnin dhe postimin e kartave. Çdo gjë është menaxhuar në mënyrë që puna mund të bëhet shpejtë dhe në një mjedis tepër të sigurtë që eleminon rrezikun.

KARTAT ELEKTRONIKE

PayLink ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh në funksion të nevojave dhe kërkesave të zhvillimit të biznesit të klientëve tanë duke përfshirë ato për bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare jobanka, institucionet e sektorit publik, subjektet tregtare, me produkte kartash dhe produkte të pranimit të tyre në aparatet POS, duke mbështetur partnerët tanë të ofrojnë produkte dhe shërbime bashkëkohore duke maksimizuar fitimin dhe përmirësuar efiçencën operacionale.
PayLink plotëson të gjitha nevojat specifike dhe kushtet e tyre, shkon përtej standardeve të industrisë dhe siguron që kartëmbajtësit të marrin kartat e tyre gjithmonë në kohë. PayLink ofron efikasitet në realizimin e plotë të kartës, duke siguruar një operacion efikas që redukton kostot, kursen kohë dhe sjell përfitimin më të madh të mundshëm për klientët.
Me përvojë dhe një staf të kualifikuar në fushën e pagesave elektronike, PayLink ofron zgjidhje për procesimin dhe lëshimin e kartave duke iu përshtatur nevojave të klientëve.
Skema e pranimit të kartës lokale jep mundësi të pafundme për të rritur shitjet! Kjo skemë shoqërohet më një sërë përfitimesh për klientët.

KARTAT E KREDITIT

PayLink mundëson pjesën më të madhe të llojeve të pagesave duke ofruar metoda të ndryshme për pranimin e kartave të kreditit, përfshirë transaksionet me shirit magnetik, transaksionet me chip dhe PIN, transaksionet “contactless” dhe transaksionet në kompjuterat personalë.

PayLink ofron për të gjitha institucionet financiare lëshimin e kartës në çdo moment dhe me shpejtësi të lartë, për të plotësuar nevojat e klientëve por gjithmonë me cilësinë maksimale në personalizim.

Dërgimi i kartave të kreditit ofrohet në drejtoritë qendrore të bankave të nivelit të dytë, degët ku dëshiron klienti përdorues ose dhe direkt tek klienti përdorues.
Menaxhimi i linjave të kreditit në sistemin e procesimit të PayLink realizohet në kohë reale që nga aplikimi deri në menaxhimin e vonesave brenda standardeve ndërkombëtare.
Shpërndarja: PayLink mund të ofrojë shërbimin më të sigurt dhe me një afat kohor shumë të shkurtër, shpërndarjen e PIN-eve në vendndodhje sipas kërkesës (Zyra qendrore, degë, qytete, VIP – individ, etj).

KARTAT E DEBITIT

PayLink ofron teknologjinë më të fundit të procesimit të kartave të Debitit Chip dhe PIN duke i mundësuar klientëve të përdorin këto karta në rrjetet e ATM si dhe mundëson pagesat për produktet dhe shërbimet. PayLink jep mundësinë e lidhjes me rrjetet e mëdha si MasterCard dhe VISA po ashtu dhe rrjetin kombëtar PayLink.
PayLink ofron mundësinë e dizenjimit dhe prodhimit të një karte debiti me cilësinë më të lartë, mundësi të panumërta për produkte të reja, të cilat ecin me hapin e kohës.
Lidhja e kartës me disa llogari, menaxhimi i monedhave të ndryshme të llogarisë dhe procesimi i transaksioneve në kohë reale, janë vetëm disa nga shërbimet që ne ofrojmë për insitucionet financiare dhe jo vetëm.

KARTAT DHURATË & TË PARAPAGUARA

KARTAT DHURATË

PayLink ofron një gamë të gjerë të kartave “Dhuratë” (Gift). Kartat “Dhuratë” janë dizenjuar për t’u përdorur në një dyqan të vetëm apo në disa njësi tregtare duke respektuar skemën e besnikërisë sipas kërkesave të institucioneve financiare dhe tregtare.

KARTAT E PARAPAGUARA

PayLink ofron mundësinë e personalizimit dhe procesimit të kartave të parapaguara që bëjnë pjesë në rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare të pagesave.
PayLink ofron të gjithë infrastrukturën e rimbushjes së këtyre kartave nëpërmjet transferimit të fondeve nga llogaritë bankare apo duke përdorur “cash” në të gjitha pikat e autorizuara. Një kartë e parapaguar është një kartë e sigurt, e cila është mbushur paraprakisht me një vlerë “cash” të përcaktuar. Kjo kartë mund të rimbushet nëpërmjet kryerjes së transaksioneve të ndryshme brenda vlerës fillestare apo asaj të rimbushur.

PIN me SMS / PIN over SMS

Risia më e fundit e prezantuar në treg nga PayLink, është shërbimi PIN me SMS.
Ky shërbim bën të mundur që çdo klient i cili paiset me një kartë financiare, të ketë mundësinë të marrë PIN-in e kartës me anë të SMS, kudo që ndodhet.
Zgjidhja e re për të dërguar PIN në mënyren elektronike është lançuar me sukses përgjatë vitit 2021 dhe është operative për disa banka në vend.
Dërgimi i PIN me SMS, në vend të përdorimit të dërgimit në mënyrën tradicionale nëpërmjet postës, jo vetëm që ul kostot, por është gjithashtu një zgjidhje që

  • Është e lehtë për t’u përdorur nga klientët
  • Bën të mundur paisjen në cast me PIN
  • Më miqësor me mjedisin
  • Vjen në mënyrën më të sigurtë