I dashur lexues/e

Për PayLink sh.a. punonjësit tanë janë avantazhi kryesor konkurrues dhe në mënyrë që ne të përmbushim misionin tonë, objektivi ynë i brendshëm është krijimi i ekipeve të qëndrueshme të punës të përbëra nga individë tepër të talentuar.

Krahas njohurive dhe aftësive profesionale, të cilat janë të nevojshme për përmbushjen e secilit rol, ne jemi në kërkim të cilësive të tjera për t’u ofruar klientëve tanë një shërbim të shkëlqyer, për të përmbushur detyrimet tona të parashikuara në statutin e kompanisë dhe për të ruajtur avantazhin konkurrues që na karakterizon.

Nëse dëshironi të aplikoni për një vend të lirë pune pranë PayLink sh.a., ju lutem, nëse keni mundësi na dërgoni CV tuaj, me anë të postës elektronike.

Jemi në pritje të aplikimit tuaj.