Politika e Cilësisë
PAYLINK ka si synim përmisimin e vazhdueshëm të strukturave, politikave dhe produkteve të ofruara. Kompania përpiqet në vazhdimësi për të rritur aktivitetin e saj dhe arritur pozitën udhëheqëse në treg, përmes:
- Furnizimit të vazhdueshëm me produkte cilësore për klienët.
- Vëmendjes së vazhdueshme ndaj nevojave, pritshmërive dhe kënaqësisë së klientëve.
- Pajtueshmërise me kërkesat ligjore.
- Përmisimit në vazhdimësi të efikasitetit të sistemit të manaxhimit të cilësisë.
- Stafit kompetent, professional dhe të përkushtuar.
- Produkte të reja të ofruara.
- Informacione të vazhdueshme, ndërgjegjësimit dhe trajnimit të stafit.
PAYLINK përmes vendosjes së objektivave të cilësisë, auditimeve të sistemit dhe rishqyrtimeve të manaxhimit të lartë, do të sigurojë një metodologji funksionale të përmisimit të vazhdueshëm të sistemit të cilësisë ne përputhshmëri me standardin UNI ISO 9001:2015.
Është angazhimi i përhershëm i kompanisë që në vazhdimësi të arrijë dhe tejkalojë kërkesat e klientëve. Angazhimi i saj është të sigurojë produkte cilësore që të përmbushin dhe tejkalojnë nevojat dhe pritshmëritë e klientëve rreth performancës, cilësisë dhe besueshmërisë me një kosto konkuruese. Përmisimi i vazhdueshëm shikohet nga kompania në këndvështrimin e orientimit nga klienti, dhe dhënen e produktit në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur.
Kjo politikë e cilesisë është në përputhshmëri të plotë me politikat e përgjithshme të PAYLINK dhe paraqet përkushtimin e kompanisë rreth përmbushjes së kërkesave të klientëve dhe tejkalimit të pritshmërive të tyre.