PRODUKTE DHE SHËRBIME

Në tregun e sotëm mjaft konkurrues, klientët presin performancë, vlera të dallueshme dhe shërbim të qëndrueshëm tek i cili ata mund të besojnë.Kompania mbështet një gamë të plotë të shërbimeve, duke përfshirë prodhimin, personalizimin, dizajnin dhe postimin e kartave. Çdo gjë është menaxhuar në mënyrë që puna mund të bëhet shpejtë dhe në një mjedis tepër të sigurtë që eleminon rrezikun.

HOSTING SHËRBIM “COLOCATION”

PayLink u jep mundësi kompanive shqiptare dhe të huaja për të vendosur paisjet e tyre IT në ambjentet e Data Center-it të saj në një RACK-s të përbashkët ose të dedikuar.

PayLink si një ndër ofruesit më të konsoliduar për shërbimin “Colocation” në Shqipëri e ofron këtë shërbim për bizneset e vogla dhe të mëdha me një çmim shumë të favorshëm dhe fleksibël.

Konceptuar me parametrat më të mira të sigurisë, vazhdimësisë së shërbimit dhe mbrojtjes së të dhënave, data-center i PayLink garanton kushtet e paisjeve tuaja IT për një disponueshmëri maksimale. Për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit, Data Centeri i PayLink është i ndërtuar sipas skemës së mbrojtjes N+1 për sistemet e ftohjes, ups-eve dhe gjeneratorëve.

Për më tepër, data center-i i PayLink ka kaluar në mënyrë të suksesshme çertifikimet për standardet e sigurisë PCI-DSS (Payment Card Industry-Data Security Standards) dhe PCI-CP (Payment Card Industry Card Production).

MONITORIMI I ATM – VE

Monitorimi Online i ATM-ve i lejon bankat të jenë gjithmonë në dijeni të performancës së terminalit dhe të merren vendime operacionale mbështetur në informacionin e raportuar.

Sistemi i monitorimit të ATM-ve jep informacion të veçantë të detajuar rreth problemeve të tilla si:

  • niveli i letrës së faturave,
  • niveli i letrës së Journal-it,
  • gjendjes së lexuesit të karta-ve,
  • niveli i të hollave në kaseta etj.

Këto informacione të detajuara lehtësojnë analizimin e problemeve si dhe zgjidhjen sa më efikase të tyre. Sistemi i monitorimit të ATM-ve punon i integruar me opsionet SMS dhe E-mail për bankën duke dërguar informacionin mbi problemin tek dega bankare apo tek personeli i paracaktuar nga Banka. Si rezultat, bankat do të jenë në gjendje t’u ofrojnë klientëve një nivel shumë të lartë disponueshmërie në lidhje me ATM –të.

Monitorimi Online i ATM-ve ofrohet si një program i bazuar në Web i cili shërben si një mjet nga ku bankat mund të:

  • Kontrollojnë në kohë reale dhe në historik informacionin mbi problemet e shfaqura si dhe disbursimet/transaksionet e kryera nga ATM-të.
  • Kontrollojnë statusin dhe historikun e ngjarjeve në ATM-të tuaja 24/7.
  • Kryejnë një analizë të plotë të grupit të ATM-ve për të përcaktuar origjinën e problematikave dhe pajisjet që i kanë shkaktuar ata.

NJOFTIME SMS & EMAIL

Sistemi i PayLink është një sistem shumë mirë i organizuar dhe i pajisur me teknologjinë më të fundit për njoftimin e klienteve. Pothuajse për çdo funksion dhe tip transaksioni që menaxhohet nga sistemi është një njoftim gati, SMS (mesazh) apo e-mail për çdo kartë / llogari apo ndodhi (ngjarje).

Tipet e njoftimeve:

  • Njoftime për bërjen me sukses të transaksioneve
  • Njoftime për gabime të ndryshme
  • Njoftime për ngjarje të ndryshme
  • Njoftime për probleme me ATM-të
  • Njoftime për kreditime
  • Njoftime mbi transaksione të dyshimta

Programe Besnikërie

PayLink u mundëson klientëve zgjidhjen e programeve të besnikërisë të cilat janë të personalizuara në bazë të nevojave individuale të klientit. Programet e ndryshme të besnikërisë ofrojnë grumbullim/ulje/pikë për çdo blerje të klientit të regjistruar në sistem duke i dhënë mundësinë e ofertave në bazë të “besnikërisë” që klienti ka me pikën e shitjes.

PERSONALIZIMI & PRODHIMI i KARTAVE

Avantazhet e bashkëpunimit me PayLink:

  • Nivel cilësor dhe profesional në industrinë e shërbimeve të personalizimit në një mjedis të sigurt dhe të çertifikuar sipas standardeve më të fundit të VISA dhe MasterCard.
  • Mundëson proces të plotë nga momenti që vjen porosia për personalizimin e një karte të caktuar: personalizim i kartës, printim i PIN-it, magazinim, postim dhe shpërndarje e menjëhershme në degët e bankave.
  • Shërbim lokal i cili ofron kosto më të ulët dhe kohë më të shpejtë për dorëzimin nga vendndodhja e qendrës së perzonalizimit në Bankën Emetuese (Issuing Bank).
  • Mundësi të ndryshme për paketimin e kartave duke përdorur kodet sipas degëve dhe shpërndarjen e tyre nga qendra e personalizimit direkt në degët e bankës ose të konsumatorëve duke zvogëluar koston dhe procedurat e verifikimeve dhe ri-paketimit.

Enkodimi dhe llojet e personalizimit

  • Karta Magnetike Debiti dhe Krediti
  • Karta EMV Debiti dhe Krediti
  • Karta Contactless
  • Karta EMV Multi-application
  • Debiti dhe Krediti
  • Karta Besnikërie

Prodhimi i PIN-eve

Në bashkëpunim me ofruesit më të mirë në të gjithë Europën, PayLink ofron zgjidhjen PIN më të sigurtë dhe të besueshme për karta financiare dhe jo-financiare.Kodet e pineve janë të shtypura me lazer mbi një sipërfaqe speciale mat të laminuar të siguruar, e cila fsheh numrin ose kodin PIN. Shiriti i laminuar është i ndjeshëm ndaj ushtrimit të presionit, shkatërimit apo dëmtimit, me një patentë komplekse me disa shtresa të errëta me motive nën të, dhe një jakë me një kufi të evidnetuar portokalli, i cili zbulon mesazhin e stampuar kur hapet. Është një PIN TAB-FISCODE i thjeshtë, të cilin marrësi mund ta hapë thjesht dhe shpejt.