Shërbimet e personalizuara të ofruara nga PayLink çojnë në zgjidhje më të shpejta, më efikase dhe më ekonomike.

Kompania kupton që çdo klient është unik dhe secila kartë e dorëzuar për kartëmbajtësin paraqet një mundësi për të forcuar marrëdhënien me ta.

PayLink përdor sistemet më të avancuara, fleksibël dhe inovative në mbarë botën, me qëllim që të përmbushë nevojat e konsumatorëve dhe klientëve të saj. Stafi ynë zotëron ekspertizë dhe përvojë në sektorë të ndryshëm, sidomos në sektorin bankar të industrisë së kartave dhe pagesave.

PayLink është licensuar nga Banka e Shqipërisë si Operator Kombëtar për Pagesën Bazë të Kartës dhe Operatorit të Kleringut Ndër-bankar.

SHËRBIMI I PAYLINK MBËSHTETET NË:

MISIONI

Misioni ynë është të ofrojmë shërbime, ekspertizë dhe produkte inovative, në kohë sa më të shpejtë dhe me një kosto sa më ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin.

Ne jemi të vendosur që marka jonë të përfaqësojë standartet më të larta të teknologjisë, profesionalizmit dhe konfidencialitetit për të kënaqur nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë.

Filozofia dhe Kultura në PayLink mbështet dhe frymëzon punojësit për të ofruar shërbime cilësore dhe bashkëkohore për klientët dhe rrjetin e tyre.

VIZIONI

Vizioni ynë është të bëhemi kompania numër një shqiptare në industrinë e pagesave, duke ofruar një platformë sa më të sigurt dhe cilësore për klientët tanë. Vlerat bazë të Paylink në shërbimet e saj janë integriteti, bashkëpunimi, respekti, besueshmëria dhe inovacioni. Pjesë e vizionit tonë është gjithashtu rinovimi i shërbimeve të pagesave në Shqipëri dhe rajon, duke u përqendruar në nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve.

Ne besojmë se çdo person ka të drejtë të ketë akses sa më të lehtë dhe të sigurt gjatë transaksioneve financiare dhe është detyra jonë të mundësojmë shërbime sa më të thjeshta, praktike dhe efikase, me çmime të arsyeshme. Në vizionin tonë si një lider i ardhshëm në shërbimet financiare, ne na veçon nga të tjerët përkushtimi i vazhdueshëm i shërbimit ndaj klientit.